Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka marre nje tjeter fitore ne kampionat, te dyten pas asaj me Eagles. Kete here ekipi shkodran ka fituar ndaj Partizanit me rezultatin 80-58 ne mdeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Basketbollistet kuqeblu nuk e kane vende asnjehere ne diskutim fitoren e kesaj ndeshje. Shkeputja e tyre ka nisur qe ne perioden e pare qe ka perfunduar ne shifrat 30-9 ne favorin e tyre.

Ne te dyten kjo diference prej 21 pikesh eshte ruajtur dhe dy ekipet kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me shifrat 47-26. Ne te treten serish e njejta diference dhe ajo do te mbylhej ne shifrat 66-45 ndersa i gjithe takimi do te vuloste rezultatin perfundimtar 80-58 ne favor te Vllaznise.

Ne kater ndeshjet e luajtura deri me tani, Vllaznia ka arritur dy fitore dhe dy humbje nderkohe qe javen e ardhshme do te mbyllet faza e pare e kampionatit dhe ajo do te ndeshet ne kryeqytet ndaj Tiranes./SHKODRA-SPORT.COM/