Sot jane luajtur edhe tre ndeshjet e tjera te javes se 24-te te kampionatit te cilat sollen edhe largimin e Vllaznise nga kreu i renditjes. Ne vend te pare tashme eshte Laçi me 44 pike nderkohe qe tre ekipe te tjera, pikerisht Vllaznia, Teuta dhe Partizani, ndajne vendet 2, 3 dhe 4 me nga 42 pike secila.

Ne media apo portale, Vllaznia renditet e katerta por realiteti ne fakt eshte ndryshe. Skuadra shkodrane eshte ne vendin e dyte sepse ka bilanc me te mire me dy rivalet e saj.

Kjo do te thote se per te percaktuar renditjen, ne baze te nenit 21 pika 4 e Rregullores se Veprimtarise Futbollistike, kur dy ose me shume skuadra kane grumbulluar te njejten sasi pikesh, renditja e tyre ne tabelen e klasifikimit behet duke mbajtur ne konsiderate ne rradhe te pare piket e grumbulluara ne ndeshjet mes ekipeve perkatese.

BILANCET:

Teuta- Vllaznia 0-0
Vllaznia- Teuta 1-0
Teuta- Vllaznia 1-0

Vllaznia 4 pikë, Teuta 4 pikë

Vllaznia- Partizani 1-0
Partizani- Vllaznia 0-0

Vllaznia 4 pikë, Partizani 1 pikë

Partizani- Teuta 0-0
Teuta- Vllaznia 1-1

Partizani 2 pikë, Teuta 2 pikë

Renditja

1. Vllaznia 8 pikë

2. Teuta 6 pikë

3. Partizani 3 pikë