Xhakomo Vrioni po përgatitet për të bërë një hap të madh në karrierën e tij. Sulmuesi i Shpresave që ka luajtur edhe me ekipin e parë kombëtar, ka rënë në radarët e klubit të Juventusit dhe mediat italiane raporto0jnë se bardhezinjtë kanë blerë sulmuesin.

Vrioni do të aktivizohet me Juventusin U23, ku natyrisht do të jetë nën vëzhgim nga ekipi i parë duke ditur moshën e tij duke qenë se është 21-vjeç dhe në Itali shihet si një talent premtues.

Fillimisht ishte “Sky Sport” që ka raportuar interesimin e bardhezinjve për sulmuesin shqiptar, ndërkohë që në orët e fundit ka pasur zhvillime.

Mediat italiane shtojnë se sulmuesi është zyrtarisht i tyre dhe pritet vetëm zyrtarizimi gjatë kësaj fundjave. Në këtë mënyrë, Vrioni largohet nga Çitadela ku luan si i huazuar dhe nuk ka shumë minuta, por njëkohësisht edhe nga Sampdoria sepse këta të fundit kanë kartonin e tij. /VipSport/