Waasland-Beveren sapo është përforcuar me Din Sulën. Sulmuesi i ri që ka lindur në Belgjikë, por me origjinë nga Kosova, sapo është transferuar nga OH Leuven. Sezonin e kaluar ai shënoi nëntëmbëdhjetë herë vitin e kaluar me ekipin e Lommel SK, ku u huazua në mënyrë që të fitonte eksperiencë.

Din Sula, një sulmues 20-vjeçar, është transferuar në Leuven në vitin 2015. Ai më herët ka luajtur për të rinjtë e Diegem Sport dhe Woluëe-Zaventem. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në vëmendjen e ekipeve më të mëdha në Belgjikë. Lojtari është kërkuar edhe nga ekipet angleze, ku u provua edhe te ekipi i mirënjohur Aston Villa, por preferoi që së pari të përfundonte studimet e tij në Belgjikë.

Jacky Matthijssen, ish-trajner i OH Leuven, është ai që i dha mundësinë djaloshit të talentuar të debutonte në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare. Sezonin e kaluar ai u huazua për një vit tek Lommel, në mënyrë që të tregonte veten. Ai nuk i zhgënjeu pritshmëritë pasi shënoi 19 gola .

I riu është grumbulluar gjashtë herë nga kombëtarja e moshave të Belgjikës. Fillimisht është grumbulluar për U-18, ku më vonë kaloi te U-19. Lojtari është duke u ndjekur me vëmendje të madhe edhe nga kombëtarja U-21 e Shqipërisë që drejtohet nga Bushi.

Të presim se çfarë do ndodhë por e sigurte është fakti që djaloshi ka të ardhme dhe nëse zhvillimi i tij do ketë ritmin e duhur, sigurisht që mund t’i krijohet mundësia të luajë edhe me ekipe të forta. /EDS/