Lacio po e merr seriozisht transferimin e sulmuesit të Kosovës dhe Fenerbahçes Vedat Muriqin.
Sipas “Tuttomercatoweb”, drejtori i klubit bardhekaltër Igli Tare ka udhëtuar sot drejt Stambollit për t’i paraqitur klubit turk ofertën prej 18 milionë eurosh për 26-vjeçarin.
Megjithatë, oferta e Lacios nuk kënaq ende dëshirat e Fenerbahçes pasi klubi turk kërkon jo më pak se 20 milionë për Muriqin.