Dite pushimi per futbollistet e shume ekipeve dhe keshtu po ndodh edhe me ata te Vllaznise. Ndonese kane afer Velipojen, Shengjinin apo te tjera pika turistike, duket se shumica e tyre kane zgjedhur Jugun per te kaluar pak dite te kendshme.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se ne kete aventure jane perfshire edhe disa prej lojtareve te huaj qe kane qene pjese e Vllaznise ne sezonin qe sapo u mbyll.
Siç shihet edhe nga fotoja e meposhtme, braziliani Hygor ka preferuar te mos udhetoje drejt vendit te tij ashtu siç ka bere Junior, por para largimit ka zgjedhur te kaloje disa dite ne Sarande dhe ne rrjetet sociale ka postuar video e foto ku eshte bashke me familjen e tij ne Sarande.
Por perveçse me familjen ai eshte bashke edhe me moldavin Sidorenco. Ky i fundit eshte ende nen kontrate me Vllaznine deri ne fund te vitit dhe 10 ditet e pushimi qe ka patur deri sa te rifilloje stervitjen me ekipin, ka preferuar t’i kaloje ne Shqiperi.
www.shkodrasport.com