Te dy jane emra te njohur te futbollit shqiptar, fillimisht si sportiste dhe prej shume vitesh edhe si trajnere. Te dy i kane marre ekipet e tyre aktuale ne momente te veshtira dhe kuptohet qe pritshmerite per ta jane te medha ne Puke dhe Lezhe.

E kemi fjalen per Ramadan Ndreun dhe Artan Banon, trajneret e Terbunit dhe Beselidhjes qe do jene rivale me njeri- tjetrin pasditen e se shtunes ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes, ne nje sfide shume delikate per te dy ekipet dhe padyshim qe do te kerkojne ta fitojne.

Ndreu e mori te henen drejtimin e pukjaneve pas disa rezultateve negative ne ndeshjet e fundit te cilat si rrjedhoje e çuan Terbunin nga vendet e para te renditjes, ne te 9-tin ku ndodhen aktualisht.

Nga ana tjeter Bano e mori Beselidhjen ne vendin e fundit dhe per momentin e ka ngjitur nje shkalle me lart. Ne keto rrethana, padiskutim qe te shtunen do te kerkoje te marre pike ndaj Terbunit, duke shfrytezuar natyrisht edhe momentin jo te mire te ketij ekipi.

Ne mes te Ndreut dhe Banos eshte nje tjeter emer, Alert Alcani. Deri te henen ai ka qene ne krye te Terbunit, ndersa nga e martja eshte emeruar drejtor teknik te Beselidhja. A do te kete edhe ai ndikim ne rezultatin e kesaj ndeshje? Kjo mbetet per t’u pare.

E rendesishme eshte qe perballja e se shtunes pritet me shume interes nga te dy tifozerite. Pritet te jete nje “derbi” vertete interesant dhe shumekush mendon se eshte edhe nje perballje Ndreu- Bano. Te jete vertete e tille? Te presim…