Qe prej veres se vitit 2020 nuk eshte me si protagoniste ne fushen e lojes. Nje periudhe prej dy vitesh e gjysem qe e ka bere te vuaje shume, megjithate duket se tashme çdo gje ka kaluar dhe ajo i eshte rikthyer normalisht dhe shume shpejt do ta shohim duke luajtur ne fushe ashtu siç ka bere gjithmone.

E kemi fjalen per mbrojtesen e Vllaznise dhe te kombetares shqiptare, Arbiona Bajraktari. Ajo eshte operuar dy here rradhazi ne ligamentet e gjurit dhe kjo i ka krijuar jo shume vuajtje, megjithate me karakterin e saj te forte dhe besimin ne vetvete ia ka dale te rikthehet.

Kuptohet edhe me mbeshtetjen e drejtuesve te ekipit shkodran dhe shoqeve te ekipit, ia ka dale te kaloje gjithçka dhe prej disa kohesh ka nisur stervitjen dhe tashme do te rikthehet te luaje edhe ne fushe. Nderkohe prej fillimit te javes i eshte bashkuar ekipit tone kombetar ne grumbullimin qe ai eshte duke zhvilluar ne Ulqin.

Por sakaq, gazeta “Shkodra Sport” e ka intervistuar mbrojtesen e talentuar rreth kesaj periudhe te veshtire, keqardhjen qe nuk ishte me Vllaznine ne ndeshjet e rendesishme europiane te ketij sezoni, por njekohesisht eshte e lumtur qe do te jete serish pjese e kesaj skuadre edhe ne vazhdim, per te arritur te tjera suksese me te. Per me shume lexoni intervisten e saj:

– Pas shume kohesh riktheheni ne stervitje dhe tashme jeni gati edhe per te luajtur. E lumtur qe vuajtjet po i le prapa njehere e mire?

Normalisht vitet e fundit kane qene shume te veshtira per mua pasi kisha demtime te njepasnjeshme qe me lane per nje kohe te gjate jashte fushes dhe ishte e veshtire shume qe te shkeputesha nga futbolli dhe rutina stervitore qe kisha vite e vite duke stervitur. Tashme kuptohet qe jam e lumtur sepse mendoj se i kam lene te gjitha prapa keto vuajtje dhe jam per t’u rikthyer ne fushe si protagoniste.

– Sa ju ka munguar futbolli gjate kesaj periudhe?

Nje mungese shume e madhe sepse isha mesuar te luaja per çdo ndeshje dhe te isha prane ekipit. E kam patur te veshtire ta mendoja kete gje, por mu desh ta pranoje kete realitet te hidhur.

– Ju vjen keq qe nuk ishte pjese e Vllaznise ne fushe ne arritjen e saj historike, kualifikimin ne grupet e Champions?

Patjeter qe po. Doja shume te isha pjese e ketyre ndeshjeve historike me ekipe kaq te medha, por une kam shum besim qe dhe vitet e tjera do kemi mundesine te luajme ne ate nivel qe çdo futbolliste deshiron. Shpresoj te jem 100 % ne formen time me te mire dhe te tregoj vlerat e mia ne te tilla perballje.


– Presidenti Matija pas mbylljes se ndeshjeve te grupeve ne nje interviste eshte shprehur se keqardhja e vetme ishte mungesa juaj ne keto ndeshje. Ndihesh e vleresuar nga nje thenie e tille?

Mua asnjehere nuk me ka munguar respekti, besimi dhe motivimi nga presidenti Matija. Ai qe nga momenti qe me ka afruar tek ekipi i tij, me ka mbeshtetur qe nga mosha e vogel qe une te behem nje lojtare titullare dhe me ka besuar ndeshje te forta qe nga fillimi dhe i jam shum mirenjohes per çdo gje dhe do jem e tille çdo here.

– Arritje e madhe kjo gje per Vllaznine, duke luajtur me ekipe si Real, Çelsi e PSG?

I eshte dashur padiskutim ekipit tone ta bejme dhe kete arritje, kete histori, qe t’i tregojme te gjitheve se ekipi i Vllaznise nuk eshte i forte vetem ne kampionatin shqiptar te cilin shumica e njerezve e quajne nje kampionat te dobet. Treguam se ne mund te bejme histori edhe ne Europe, gje qe nuk do ta bejne edhe per shume vite ekipet e tjera.


– Deshironi te perseritet serish sezonin e ardhshem dhe ju te jeni ne fushe?

Eshte nje enderr e imja tashme dhe eshte nje motiv per mua shtese te pergatitem sepse dua dhe une te jem pjese e atyre grupeve ne Europe dhe kam besim te madh tek ekipi qe do te kete nje rruge te vazhdueshme edhe per vitet e tjera dhe te jemi serish ne 16-shen e me te mirave.

– Para se te shkojme ne ndeshjet europiane, Vllaznia ka synim titullin e 10-te kampion dhe vendosjen e yllit ne fanelle? E lumtur qe do te jesh pjese e skuadres ne kete moment historik?

Ky do te jete nje moment shum i veçante per Vllaznine dhe historike per shumicen e vajzave qe jane pjes e skuadres pej fillimeve te saj dhe gjithashtu lojtareve te reja qe do ndjekin rrugen tone. Jane vite te arta, pa asnje humbje dhe nuk eshte diskutuar asnjehere titulli. Kjo vetem fale punes se palodhshme te stafit qe fale angazhimi te tij kemi marre fitoret nje e nga nje, per vite me rradhe dhe te jeni te sigurte se do te vazhdojme edhe me tej.


– Do te vazhdojne sukseset e Vllaznise edhe ne te ardhmen?

Jemi nje ekip i kompletuar, nje ekip profesionist, kemi dhe ekipin e moshave te reja dhe do te jete shume e veshtire, per te mos thene e pamundur te diskutohet ndryshe sepse sukseset tona do vijojne. Une thjesht shpresoj qe ekipet e tjera te perfitojne nga arritjet e Vllaznise, te marrin pjese ne Europ si vendi i dyte e kjo do te jete e mjaftueshme per secilin ekip tjeter ne Shqiperi. E them kete gje sidomos edhe per disa vite te tjera sepse kemi nje grup lojtaresh ne formen me te mire te karrieres se tyre.

– Çfare ka te veçante Vllaznia qe nuk e kane skuadra e tjera?

Disiplinen qe besoj eshte gjeja me kryesore te nje sukses i vazhdueshem. Harmonia qe kemi patur gjithmone, ngrohtesia qe me ka dhene ky ekip pavaresisht faktit qe kam ardhur nga Kosova, kam pase respektin e njejte si te gjithe. Jam ndiere si ne shtepine time gjithmone dhe tashme jam pjese e kesaj familje te madhe qe eshte Vllaznia. Kjo nuk ndodh ne ekipet e tjera.

– Se fundi, çfare eshte tani Vllaznia per Arbiona Bajraktarin?

Eshte padiskutim shtepia ime e dyte. Me ka dhen shume emocione qe nuk harrohen asnjehere, suksese, tituj te shumte. Me pak fjale me ka bere kampione te padiskutueshme qe eshte enderr e çdo sportisti te jete kampion.
Intervistoi: Gjergj KOLA