Pasditen e së shtunës, në orën 17.00, në një nga sallat e hotel “Colosseo” në Shkodër do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës.

Në këtë Asamble, me të drejtë vote do të jenë 13 klube të vendit e pikërisht, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Besëlidhja, Tomori, Lushnja, Olimpik, Gjimnastika, Mig-Gym, Sky 07 Gym, “Jump-style” Lushnjë, Sportet Akrobatike dhe Kastrioti.

Në kandidaturat e dorëzuara në zyrat e Federatës, kandidatët për postin e presidentit në mandatin e ardhshëm do të jenë dy:

Presidenti aktual, shkodrani Leonard Lulaj që do të kërkoj një mandat të ri në krye të kësaj Federate si dhe Skerdjan Vila.

Ky i fundit është diplomuar në Universitetin e Sporteve Tiranë dhe është i çertifikuar si psikoterapist.

Po ashtu, do të zhvillohen edhe zgjedhjet për Komitetin Drejtues të kësaj Federate. Në listën e garuesve për këtë Komitet janë 11 emra.

Bëhet fjalë për Beniamin Naku, Adriatik Meta, Enkelejda Olldashi, Edmond Angoni, Gëzim Monopati, Polikseni Gorishti, Valbona Selimllari, Fatbardha Shtrepi, Natasha Kotorri, Erida Kokonozi dhe Ermir Hoxha.

Këta kandidatë do të luftojnë për të zënë një vedn në 6 anëtarët e Komitetit të ri Drejtues të gjimnastikës shqiptare. Ato, bashkë me presidentin e ri do të drejtojnë këtë Federatë në katër vitet e ardhshme.

Padyshim që pritet një fitore e presidentit aktual Leonard Lulaj i cili ka bërë shumë për këtë Federatë duke krijuar një atmosferë shumë pozitive në rradhët e gjithë anëtarëve të saj.
© shkodrasport.com