Futbolli nuk eshte vetem loja brenda fushes ne 90 minutat e saj. Pjese e rendesishme e tij jane edhe shume faktore te tjere dhe njeri nder ta eshte edhe sherbimi mjekesor qe eshte shume i domosdoshem per futbollistet.

Dhe ne fakt tek Vllaznia ky sherbim eshte perfekt dhe jo vetem tek ekipi i pare por edhe tek Akademia Pjestaret e tij jane perballur ditet e fundit me momente shume te veshtira gjate ndeshjeve dhe procesit stervitor por qe jane zgjidhur si duhet nga stafi mjekesor qe ka treguar nje profesionalizem te larte.

Pikerisht per kete arsye, drejtuesit e Akademise permes faqes se tyre zyrtare i kane falenderuar ate per gjitçka po bejne ne kete drejtim. Ja çfare shkruhet ne kete postim:

Falenderim për mjekët e Akademisë Vllaznia

Tek Akademia Vllaznia sherbimi mjekesor funksionon ne menyre profesionale. Ky sherbim konsiston ne prezencen e stafit mjekesor ne cdo séance stervitore si edhe me prezencen e mjekeve ne cdo ndeshje te ekipeve te Akademise ne Shkoder si edhe ne ndeshjet ne transferte.

Theksojme se ne vitet e meparshme ka patur vetem nje mjek ne organiken e Akademise Vllaznia, i cili nuk mbulonte dot te gjithe kalendarin e ndeshjeve, ndersa ne seancat stervitore nuk merrte pjese.

Ndersa me fillimin e ketij sezoni pas riorganizimit te Akademise, personeli mjek dhe fizioterapist perbehet nga 3 vete ne sherbim te Akademise,(Alban Smajli, Blerim Jukaj, Endi Laçej).

Rastet e demtimeve fizike te lojtareve ne stervitje apo gjate ndeshjeve (te cilave fatkeqesisht nuk mund ti shmangesh ne futboll) jane trajtuar me profesionalizem te larte nga ekipi mjekesor, duke u dhene ndihmen e shpejte lojtareve, aq te domosdoshme dhe te nevojshme ne rastet e demtimeve.

Stafi mjekesor eshte gjithashtu ne dispozicion te futbollisteve per cdo konsulte gjate kohes se rikuperimit per lojtaret qe pesojne demtime. Gjithashtu gjate periudhes me raport mjekesor, lojtareve u eshte hequr pagesa mujore nga Akademia Vllaznia.

Per me shume shihni fotot e ndihmes e shpejte te dhene nga Dr.Alban Smajli per futbollistet gjate ndeshjeve dhe procesit stervitor.