Kategoria e Parë luan javën e tretë ditën e sotme që rezervon 4 përballje. Tre ndeshje do të luhen në orën 15:00 ndërsa Lushnja – Besëlidhja do të luhet në orën 16:00 në stadiumin e rinovuar të lushjnarëve.

Përballje direkte ajo mes Lushnjës dhe Besëlidhjes të cilët kanë synime të mëdha këtë sezon pavarsisht pranisë së Dinamos dhe Skënderbeut në të njëjtin kampionat. Ndeshja do të transmetohet në Oversport.

Flamurtari pas startit jo të mirë të sezonit kërkon të marrë 3 pikët e para përballë Turbinës. Korabi gjithashtu kërkon fitoren e parë dhe pret në Dibër ekipin e Luzit që ka 1 fitore dhe 1 barazim deri tani. Ndeshja tjetër është ajo mes Tërbunit dhe Tomorit.

Terbuni ka arritur te marre dy barazime deri tani, fillimisht ndaj Skenderbeut ne fushen e tij dhe pastaj ne transferten e veshtire te Burrelit. Por sot ndaj beratasve do te tentoje suksesin dhe me ndihmen e tifozeve ka shume besim se mund t’ia dalin.