Durrësi ishte një qytetet me të prekur nga tërmeti I fuqishëm I 26 nëntorit. Një tëmet që la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur. Qyteti bregdetar u boshatis dhe shumë prej futbollistëve të Teutës janë larguar pas asaj që përjetuan mëngjesin e 26 nëntorit.

Tashmë paniku ka kaluar dhe skuadra do të kthehet nesër të stërvitet për ndeshjen në kampionat ndaj Skënderbeut.

Mbrojtësi i Teutës, Aleksander Kouros ka bërë një postim në faqen e tij në Instagram duke ngritur disi moralin e të gjithë banorëve që jetojnë në Durrës, por edhe shokëve të skuadrës.

“Shpresoj që të mos jetojmë më kurrë si ajo eksperienca që kemi përjetuar disa prej nesh pas tërmetit vdekjeprurës!

Stuhia ka kaluar dhe ne duhet të ngrihemi përsëri në këmbë dhe të merremi me të gjithë këtë situatë po aq të vështirë sa është!/newsport/