Teuta pret Vllazninë në Niko Dovana, me durrsakët që kanë nevojë për pikët maksimale pas dy ndeshjeve pa fitore.

Trajneri Renato Arapi ka përzgjedhur edhe formacionin titullar teksa nuk ka ndryshime nga 11-tëshja që zbriti në ndeshjen e Kupës ndaj Laçit, me sulmin që udhëhiqet nga Rubin Hebaj, i cili gëzon mbështetjen e L.Vilës, Hykës dhe E.Vilës.

Nga ana tjetër, Vllaznia do të kërkojë të shfrytëzojë entuziazmin e kualifikimit në Kupën e Shqipërisë, teksa shkodranëve dhe trajnerit Elvis Plorit i mungon Bulatovic për arsye kartonësh, ndërkohë lajmi është ndërprerja e kontratës me Fallou Diagne që nuk do të jetë më pjesë e skuadrën në vazhdimësinë e sezonit. Sa i takon titullarëve, nga minuta e parë në fushë është Ardit Hoxhaj, ndërsa në sulm Aralica.

TEUTA-VLLAZNIA 0-1
LATIFI ’59