Vllaznia e sezonit te kaluar ka qene surpriza e te gjitheve. Ndoshta edhe e vete shkodraneve qe nuk e besuan se skuadra e tyre e zemres do te transformohej ne ate menyre, nga pretendente per te rene nga kategoria, ne fituese te Kupes se Shqiperise dhe nenkampione e vendit.

Dhe meriten me te madhe per kete padyshim qe e kishte trajneri Thomas Brdariç. Ai arriti te bashkonte ne skuader lojtare qe nuk kishin psikologjine e duhur te fitores, apo te tjere qe ishin mesuar duke rene nga kategoria.

Krijoi grupin, shtoi harmonine ne rradhet e tij dhe ne fund, gezoi bashke me te gjithe te tjeret. Megjithate tashme elozhet dhe lavdet per trajnerin dhe grupin e lojtareve, jane lene pas sepse ka nisur nje sezon tjeter.

Nje sezon qe starton menjehere nga Europa, ku Vllaznia duhet te tregoje se “nuk ka harruar te paraqitet denjesisht” edhe ne mes rivaleve te kontinentetit, ashtu siç kishte bere nje dekade me pare.

Trajneri Brdariç tashme duhet te tregoje se mund ta beje serish skuadren, mund te krijoje serish ate grupin solid dhe mund te kete serish sukses. “Motori” i tij duhet te tregoje se eshte ne gjendje te ngjise çdo malore qe do t’i dale perpara.

Ai vete beson, por kuptohet qe kjo nuk arrihet vetem me nje person. Nese nuk krijohet serish ai grupi harmonik, nese lojtaret nuk japin maksimumin, kuptohet qe nuk do te kete as rezultate. Megjithate tekniku gjermano= kroat ka besim tek “motori” i tij./SHKODRA-SPORT.COM/