Armando Broja pësoi një dëmtim në momentin që nuk duhej të ndodhte, pikërisht në fazën përgatitore që Çelsi po kryen në SHBA dhe ku sulmuesi shqiptar, do kishte shansin të tregonte vlerat e tij.

E ardhmja e Armando Brojës te Çelsi mbetet ende për t’u vendosur me sulmuesin e Kombëtares që ka pasur në ditët e shkuara një ofertë konkrete nga ana e West Ham, tratativë e cila është stopuar nga trajneri i “bluve”, Thomas Tuchel.

Kështu, sipas raportimeve nga “SportBible”, trajneri gjerman i ka kërkuar Brojës të presë disa javë dhe të shikojë gjendjen që skuadra do të ketë në repartin ofensiv, për të vendosur më pas nëse do ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

Tuchel e ka ftuar 20-vjeçarin të luajë shanset e tij në skuadër, ku në sezonin e ardhshëm ka përmendur se, ai mund të ketë minutazh përgjatë sezonit dhe se kjo do të varet vetëm nga forma që Broja do të tregojë.

Pas kësaj kërkese të trajnerit gjerman, mbetet për t’u parë nëse Broja do të vendosë të luftojë për vendin te Çelsi apo do të këmbëngulë për një aventurë në një skuadër tjetër të Premier League. Oferta e fundit e West Ham ka qenë plot 38-milionë euro, një shifër e konsiderueshme dhe e vështirë për t’u refuzuar nga Çelsi.
Maringlen ZHIVANI