Mbrëmjen e djeshme, Vllaznia zhvilloi ndeshjen e kthimit të Conference League ndaj Kraiovës në Rumani, teksa u mund me rezultatin 3-0. Megjithatë, në këtë ndeshje të luajtur në Rumani, ka pasur edhe shumë “mysafirë” të veçantë.

Kështu, bëhet fjalë për tifozët shkodranë, të cilët kishin udhëtuar shumë kilometra nga Shkodra për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës në këtë ndeshje.

Prania e tyre në stadium, nuk e ka “shpëtuar” Vllazninë aspak nga humbja, teksa futbollistët shkodranë nuk arritën t’ua shpërblenin tifozëve të tyre me një sukses këtë sakrificë dhe udhëtim të largët me orë të tëra, që nga Shkodra në Kraiovë.

Në fakt, Vllaznia është një skuadër shumë e dashur për shkodranët, të cilët e ndjekin kudo që ajo shkon dhe rasti i djeshëm është treguesi më i mirë për këtë dhe me siguri që edhe në ndeshjet e ardhshme të kampionatit 2022-2023 të Abissnet Superiore, tifozët kuqeblu nuk do të mungojnë në stadium për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Maringlen ZHIVANI