Vllaznia arriti një triumf historik duke fituar Kupën e Shqipërisë pas një sezoni mjaft të gjatë, por në fund mundi u shpërblye.

Feta e tifozëve shkodran mbas ndeshjes ishte shumë e madhe aq sa kanë bllokuar parkingun e stadiumit ‘’Air Albania’’ duke krijuar radhë të gjata në dalje.

Në sfond dëgjohen borie të shumta teksa disa makina valëvitin dhe flamurin e Vllaznisë.

Në video shikohet dhe prezenca e këngëtarit të madh, Bujar Qamili i cili nuk heziton të filmojë festën e patriotëve të tij.