Edi Martini ka bërë emër me Vllazninë si lojtar, e madje aty nisi edhe hapat e para si trajner. Pak ditë më parë doli kampion në Durrës, me një “dorë” edhe nga Vllaznia që mundi Partizanin në Tiranë, rivalin direkt të skuadrës së Teutës.

Por, sapo ka përfunduar finalja e Kupës në “Air Albania”, mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, Edi Martini ka publikuar një status, duke uruar skuadrën e tij të zemrës normalisht dhe të qytetit të tij, aty ku u bë i njohur si lojtar.

Por, natyrisht duke i dhënë merita edhe Alban Xhaferit, sponsorit të skuadrës dhe trajnerit Tomas Brdariç. “Urime Vllaznisë, urimet më të mira Alban Xhaferit, Tomas Brdariç. Ju lumtë!”, – shkruan Martini fill pas trofeut që fitoi skuadra e tij.

Duket si koiçidencë e bukur, pasi në Superkupë ndeshet Teuta si fituese titulli e Vllaznia e Shkodrës si triumfuese në Kupën e Shqipërisë…