Me 29 maj te ketij viti mbush 36 vjeç, por ai nuk don t’ia dije. Vazhdon te stervitet fort, madje me shume se djemte e rinj dhe per me teper eshte shume me efikas se gjithe te tjeret. E kemi fjalen per volejbollistin e Vllaznise, Nikolin Qafarena.

Kapiteni kuqeblu edhe sivjet po ben nje kampionat shume te mire ne aspektin personal teksa bashke me ndeshjen e djeshme ndaj Erzenit, ka arritur te shenoje 196 pike. Me kete numer pikesh, ai per momentin ndodhet ne vendin e dyte te pikeshenuesve me te mire te kampionatit.

Ne vend te pare eshte volejbollisti i Partizanit Osman Qepa me 210 pike, nderkohe ne vend te trete pas Qafarenes renditet volejbollisti Armando Gaxirin i Studentit me 194 pike te shenuara.

Qafarena ne kete menyre vazhdon te shkelqeje. Te mos harrojme se volejbollisti i Vllaznise ka qene pikeshenuesi me i mire i sezonit te kaluar me 367 pike te shenuar. Me shume se te gjithe te tjeret, ndonese mund te jete nder lojtaret me veterane te kampionatit.

Ne kete menyre, ai vazhdon te shkelqeje sepse punon fort ne stervitje dhe fale edhe pervojes shume te madhe, do te jete edhe sivjet nje nga kandidatet me te forte per te qene serish pikeshenuesi me i mire i kampionatit.
Gjergj KOLA