Tirana mori një fitore spektakolare në Shkodër përballë Vllaznisë me rezultatin 1-2. Në përfundim të sfidës për mikrofonat e “Super Sport” ka folur trajneri i bardheblu, Orges Shehi.

Kishim menduar se ishte ndeshje e vështirë, kundërshtarët janë me cilësi edhe pse nuk ka pikët afër. Kur është një ndeshje mes rivalësh janë të dy rezultatet. Nuk është e rëndësishme rezultati në disa raste por si reago. Ekipi reagoi pas minutave të parë, pas penalltisë ndryshuam modul dhe ishim gjithmonë në ekuilibër.

Sigurisht që janë cilësitë e ekipit si u interpretuan skemat, merita i shkon lojtarëve. Kur lojtarët e ndjekin dhe interpretojnë mirë, është gjë plus, na vjen mirë që skemat na dalin, merita është e lojtarëve dhe më vjen mirë që gjithçka shkoi sipas parashikimit.

Fillimi nuk ishte i mirë për ne, edhe për shkak të trysnisë se kundërshtarit që në fushë të vet i ka minutat e para entuziaste. Por ndryshuam modul, kur dolëm me 4-3-3 klasik mendoj që gjithçka u bë më mirë, filluam duke dalë më rrjedhshëm në sulm dhe duke mos pasur asnjë rrezik mbrapa. Mendoj se në pjesën e parë ishte edhe çështje moduli, ndoshta ishte faji im. Pastaj skuadra reagoi dhe ndoshta u përshtat më shumë me atë modul.

Devid ishte pozicion jashtë loje, por ndoshta është rast më i pastër, dihet që sulmuesit janë sulmues, e dimë që janë egoistë nga natyra. Por në shumicën e rasteve kemi shërbyer, kanë pasur hapësirën e mundësinë për të finalizuar. Nuk mendoj se e Devid ishte egoizëm i tepruar. E rëndësishme është të jemi solid dhe nuk dorëzohemi deri në fund.

Penalltia do na vështirësonte ndeshjen. Bekajt nuk ia kam dhënë unë indikacionet, penalltia është meritë e portierit, si vendosen, si qëndron dhe sa e vë kundërshtarin në trysni. Merita i takon Visarit.

Kur i merr mesfushën i ke marrë zemrën e manovrës. Kur pamë që luante me Dianje në qendër, e bëmë më të lehtë se ishim superiorë, por kishim kujdes, se me lojtarët që ka para Vllaznia janë të rrezikshëm”, tha Shehi.