FSHF ka bërë një ndryshim orari për një nga ndeshjet e javës së 30-të në Abissnet Superiore.

Ndeshja mes Tiranës dhe Kastriotit nuk do të luhet në orën 13:45, por në orën 16:45 në stadiumin “Selman Stermasi”.

Më poshtë lista e plotë e ndeshjeve, me datat dhe oraret përfundimtare:

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 30
E shtunë, më 23 prill
Ora 16:45 | Vllaznia-Partizani
Ora 20:00 | Kukësi-Laçi

E diel, më 24 prill
Ora 16:45 | Tirana-Kastrioti
Ora 16:45 | Dinamo-Teuta
Ora 16:45 | Skënderbeu-Egnatia