Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj ka shenuar nje tjeter gol per skuadren e tij FK Andijan ne kampionatin e Uzbekistanit, duke e çuar ne kater numrin e golave te shenuar kete sezon, ne 6 ndeshje te luajtura.

Por goli i sulmuesit shqiptar nuk i ka mjaftuar FK Andijani per te dale me pike nga kjo ndeshje e çmendur, ndonese luante ne fushen e tij sepse ne fund ka qene ekipi mik Sogdiana qe ka triumfuar me shifrat 2-1, por duhet thene se per vendasit jane dhene tre kartona te kuq.

Ndeshja ka nisur mire per ta teksa ne minuten e 15-te ka qene Rubin Hebaj qe i ka kaluar ne avantazh ata. 24 vjeçari ka marre nje top nga e djathta, e ka ndalur mire ne zone dhe perballe portierit nuk ka gabuar duke e derguar ate ne rrjete.

Pjesa e pare eshte mbyllur me kete gol. Ne te dyten ka patur nje karton te kuq per nje nga futbollistet e Andijan, ndersa ne ’88 ka ardhur goli i barazimit per miqte te cilet ne shtese kane shenuar edhe ate te fitores, ndersa per skuadren e Hebajt jane ndeshkuar edhe dy futbolliste te tjere me kartona te kuq.

Sa i takon statistikave te futbollistit shkodran, ato jane shume te mira sepse ne 6 ndeshjet qe ka luajtur kete kampionat, ka shenuar 4 gola dhe ka dhene 2 asiste.
Gjergj KOLA