Sukseset e atletit shkodran Gezim Dimnaku vazhdojne ne Kanada. Ai se fundi ka marre pjese ne garat e kampionatit kombetar te sallave te mbyllur per kategorine Master (mosha +30 vjeç) qe u zhvilluan ne Toronto dhe ka triumfuar serish mbi kundershtaret e tjere.

Kete here ai ka konkurruar ne dy disiplina ku ka zene edhe vendet e para duke merituar edhe medaljet e arta. Konkretisht, Dimnaku ka konkurruar ne disiplinat e kercimit se larti dhe ne kercimin trehapesh.

Ne kercim se larti ka arrritur te kerceje me shume se gjithe te tjeret e kesaj kategorie Master dhe si rrjedhoje ka merituar vendin e pare dhe medaljen e arte.

Edhe ne garen e kercimit trehapesh ka triumfuar dhe serish i pari dhe medalja e arte. Gezim Dimnaku ne kete menyre i ka arritur keto suksese per te dytin vit me rradhe duke mbrojtur ne kete menyre titullin kampion te Kanadase ne salla te mbyllura per keto dy gara.

Nderkohe per t’u permendur eshte fakti qe para nje jave, atleti i njohur shkodran arriti te thyeje rekordin e kercimit se larti me 1.70 metra qe mbahej nga kanadezi Williams Dehorn me 1.65 metra, rekord qe ishte vendosur ne vitin 1999 ne Boston te Amerikes.

Rezultatet e arritura nga Gezim Dimnaku e rendisin ate nder atletete veterane me te mire ne bote dhe jo me kot ai per momentin eshte ne “TOP3” si per garen e kercimit se larti me 1.70 metra, ashtu edhe ne ate te kercimit trehapesh me distancen 12.23 metra.
Gjergj KOLA