Humbja ndaj Almerias është shoqëruar me lajme të tjera negative për Barcelonën. Robert Levandovski, pika e referimit të katalanasve në këtë edicion, e ka mbyllur ndeshjen me shqetësime muskulore dhe mësohet se është thuajse e sigurt mungesa e tij në “El Clasico” ndaj Realit në Kupën e Mbretit.

Klubi konfirmoi se Lavandovski ishte lënë pushim për shkak të mbingarkesës muskulore dhe mediat spanjolle kanë mësuar se mungesa e tij pritet të jetë e gjatë, ndoshta rreth dy javë. Kështu, mosprania e tij në ndeshjen e parë ndaj madrilenëve që luhet të enjten në “Santiago Bernabeu” duket e sigurt.

Dëmtimi i polakut vjen në momentin më kyç të sezonit ku dy ndeshjet e Kupës ndaj rivalëve historikë dhe ecuria në kampionat mund të jenë vendimtare për atë që mund të fitojë skuadra katalanase.

Situatë që padyshim nuk do të lërë të qetë Çavin në këto javë, ku një sezon thuajse perfekt rrezikon të shkatërrohet plotësisht.