Mundësitë janë të mëdha që Philippe Coutinho të transferohet në Premier League, por jo te Tottenham Hotspur.

“Mundo Deportivo” raporton se Tottenham nuk do të bëjë asnjë veprim për huazimin apo transferimin e përhershëm të brazilianit.

Barcelona po kërkon shumë për kartonin e Coutinhos, Mourinho nuk pranon që të paguhet shuma prej 100 milionë euro.

Në anën tjetër, edhe huazimi tij nuk është i lehtë, me Barcelonën që po kërkon një pagesë prej 10 milionë euro plus pagën e lojtarit.