Francesco Totti dhe José Mourinho, një çift i veçantë, një mirëkuptim unik mes ish-kapitenit të Romës dhe Special One.
Të dy janë takuar në Arabinë Saudite, me rastin e finales së Kupës së Egjiptit(Zamalek-Al Ahly), siç dëshmon edhe fotoja e postuar nga vetë Totti në rrjetet sociale.
Në profilin e tij në Instagram, ish-kapiteni i verdhekuqve emocionoi të gjithë ndjekësit e Romës (dhe jo vetëm) me një veprim sugjestionuese. Totti përqafon Mourinhon që mban Kupën në duar.
Me ta, duke buzëqeshur, një tjetër monument i futbollit botëror: Ronaldo fenomeni. Një moment unik, i festuar nga ish-legjenda e verdhekuqve me një këngë nga Abba.