Partizani do të presë Vllazninë ditën e premte për të zhvilluar mes tyre edhe duelin e javës së 16-të të “Abissnet Superiore”. Një sfidë që është shumë e rëndësishme për të dyja ekipet që duan ta nisin mbarë vitin 2023, teksa që nga ora 16:00 do të bëjnë llogaritë e 3 pikëve.
Ky takim është cilësuar si supersfida e kësaj jave dhe si e tillë në shkallët e “Kompleksit Partizani” do të ketë edhe tifozë special për të parë më nga afër lojtarët. Bëhet fjalë pikërisht për Sylvinhon, i cili vetëm dy ditë më parë u prezantua në krye të kombëtares shqiptare.
Tekniku brazilian do të ketë mundësinë të shikojë të gjithë ndeshjen dhe të pikasë lojtarët që i përshtaten filozofisë së tij të lojës, ndërsa nën lupë janë veçanërisht Xhuliano Skuka, Erdenis Gurishta dhe Tedi Cara apo Eneo Bitri, të cilët u preferuan edhe nga Edi reja në ndeshjet e fundit miqësore.
Po ashtu, pjese e ndeshjeve miqesore ndaj Arabise dhe Katarit kane qene edhe futbolliste te tjere si Esin Hakaj, Herald Marku dhe Esat Mala dhe padyshim qe edhe ato do te jene ne vemendjen e trajnerit te ri te kombetares shqiptare.