Reja e ka kërkuar prej kohësh që ta shohë Armando Brojën te Napoli.

Megjithatë trajneri i Shqipërisë, është shprehur së fundmi për mediat italiane se sulmuesi shqiptar nuk është i përshtatshëm, të paktën jo për Napolin.

Këtë e ka bazuar në faktin se Broja është individual në lojën e tij dhe te Napoli ka një përplasje me Osimhen.

“Armando Brojën nuk e shikoj te Napoli, është shumë individual, më duket si Osimhen. Me Raspadorin besoj se Spaleti ka gjetur formacionin ideal”, u shpreh Reja.