Erling Haland padyshim që është lojtari i momentit jo vetëm në Premier Ligë, por në të gjithë Europën. Sulmuesi norvegjez, me dy realizimet e fundit ndaj Kopenhagenit, ka shkuar në 19 gola këtë sezon, në vetëm 11 ndeshje.

Duket se në Angli nuk i besojnë syve për këtë shifra të shënuara nga norvegjezi, kështu kanë nisur menjëherë një peticion, për ta përjashtuar atë nga Premier Liga për shkak se është një robot.

Edhe pse mund të duket si një shaka, deri më tani, ky peticion është firmosur nga më shumë se 400 mijë persona. Madje numri i tyre po rritet çdo dite dhe kjo e ben edhe me qesharak kete peticion.

Megjithate, keto njerez jane te vetedijshem per ate se çfare po firmosnin, pavaresisht se shume te tjereve u ben pershtypje dhe madje edhe i konsiderojne qesharake per inisiativen qe kane ndermarre.