Diego Longo ka folur pas barazimit 0-0 kundër Tiranës. Trajneri i Kukësit vlerësoi kundërshtarin për kampionatin e zhvilluar deri tani, ndërsa më pas u ndal te ekipi i ty.

“Timonieri” i verilindorëve u shpreh disi i kënaqur me lojën e të tijve, megjithatë pret që futbollistët e ekipit të tij të jenë në gjendje për të arritur objektivat sezonalë. Në fjalën e tij për mikrofonin e Supersport, Longo deklaroi:

“Sot luajtëm kundër ekipit më të mirë në ligë që është shkëputur shumë në rrugën drejt titullit. Ndonjëherë duhet të bësh një lojë të zgjuar, siç bëmë ne sot. Nuk ka diçka speciale. Sot jam i kënaqur me mënyrën se si lojtarët luajtën në fushë. Kishim rastet tona, por kishim mungesa. Humbëm futbollistë të rëndësishëm. Edhe Tiranës po t’i heqim lojtarë si Xhixha, Seferi do të ketë probleme.

Shkurtaj? Lojtari është i dëmtuar. Është një lojtar shumë i rëndësishëm, por fatkeqësisht është i dëmtuar. Por, ka probleme në gju. E thashë dhe një herë, luajtëm kundër ekipit më të mirë. S’mund të luash hapur. Dyluftime të tilla tregojnë shpirtin tonë. Në fushë shoh të njëjtin shpirt, sikurse i shoh lojtarët në stërvitje.

Ndryshimi në skuadër? Dua të kem vetëm 20 sekonda kohë për ta shpjeguar. Kemi ndryshuar dhe përmirësuar shumë kondicionin tonë jashtë, por edhe brenda fushe. Ne filluam të shfaqim një futboll modern që na pëlqeu, por njëkohësisht ishim dhe të kujdesshëm.

Gjatë kësaj periudhe kishim edhe shumë lojtarë të rinj, por gjatë kësaj periudhe kishim edhe ditë të këqija siç ishte ndeshja me Laçin. Të arrish në vendin e tretë është një rezultat shumë i mirë. Në fazën e fundit vetëm do ta shijojmë.

Presioni për Europën? Nuk shoh asnjë rrezik. Jam i sigurtë që do të arrijmë në treshen e parë. Jam i bindur që do të arrijmë në top 3-she”, tha ai.