Medalja e argjendte e marre nga Krenar Zeneli ne Tarragona, ka entuziasmuar te gjithe stafin e ekipit kombetar te boksit.

“Kaluam pritshmëritë që kishim për në lojërat mesdhetare Tarragona 2018”, kështu shprehet trajneri i boksit Jozef Sermi në një intervistë për Star Plus.

Krenar Zeneli në boks dhe Luiza Gega në atletikë kanë marrë medalje argjendi dhe ari, duke qenë të vetmit shqiptar që arrijnë këtë rezultat në Spanjë.

Pavarësisht suksesit Zeneli dhe Gega nuk janë vlerësuar nga institucionet sepse në aeroportin e Rinasit ata janë pritrur vetëm nga familjarët e tyre. Asnjë përfaqësues nga ana e Federatës Shqiptare të Boksit apo Ministrisë së Sportit nuk ishin aty për t’i pritur.

Përveç boksierit Krenar Zeneli që mori medalje, në lojërat Mesdhetare morën pjesë edhe Bekim Vjerdha dhe Arjon Kajoshi. Për këtë të fundit fati nuk ka qënë në anën e tij.

Trajneri Jozef Sermi vijon duke thënë se pavarësisht pakënaqësive kjo ditë duhet të jetë festë për boksin pasi janë të parët me ekipin e të rriturve që sjellin medalje në Shqipëri.

Sa i përket boksit stërvitja nuk ndalet sërish pasi tashmë vijojnë përgatitjet për aktivitetet e ardhshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.