Një nga emrat e njohur të sportit të peshëngritjes jo vetëm në Shkodër por edhe në Shqipëri e më gjerë, trajneri Petrit Hoxha, është nderuar së fundi nga Federata Europiane e Peshëngritjes me një çmim të veçantë. Ai ka marrë “Diplomën e Meritës” për rezultate të larta si ish-trajner i ekipeve kombëtare shqiptare si dhe të qënurit suport për të ngritur në nivele sa më prestigjioze këtë sport në nivel ndërkombëtar.

Kjo diplomë ka qenë e shoqëruar me medalje të artë, me flamurin dhe disa simbolika të EëF. Padyshim që në këtë dhuratë të veçantë nuk mund të mungonin edhe komplimentet e presidentit të Federatës Europiane të Peshëngritjes, z. Antonio Urso. Padyshim që një vlerësim i tillë e ka bërë të ndjehet i lumtur Petrit Hoxha. Jo më kot, ai ka falenderuar dhe e ka ndarë këtë vlerësim me shumë njerëz të cilët e kanë ndihmuar të jetë ky që është sot:
“Se pari me dy Hyjnoret e pazevendesushem qe me mungojne, nana Pupin dhe baben qe me shndrit diplomen me emrin Elez.
-Se dyti me familjen time, gruan dhe 4 femijet qe sakrifikuan jo pak per vite te tera.
-Se treti me familjen time te madhe, deri tek nipi apo mbesa me e vogel,kudo qe ndodhen.
-Se katerti me mbi 70 sportiste te niveleve te larta e shume te larta,si G.Barkiçi, S.Bishanaku, absoluti D.Dekaj pa zbehur dhe gjithe te tjeret te shkelqyer qe une drejtova ne shume vite me Vllaznine e Kombetaren qe besuan e punuan siç une dhe ato se bashku deshironim.
-Se pesti, me ato qe ndihmuan ne ngritjen time profesionale shkencore.
Me te ndjerin Prof. Sadetin Mandia qe me perktheu shume kapituj nga literaturat qe une i afroja per peshengritjen. Me Dr.Prof Arben Jorgoni, qe diskutonim per planifikimet stervitore. Me Doc.Prof Zyhdi Vajushin qe punuam per te lexuar qarte “grafikisht dhe analitikisht” shume pjese nga shkenca e veshtire e peshengritjes.
-Se gjashti, me medien sportive shqiptare, ku do permend G.Marku, B.Qesja,te ndjerin R.Bigza, pa dashur te zbeh per asnje moment edhe gjithe gazetaret e shumte, qe per dekada pasqyruan bukur dhe me profesionalizem gjithe karieren time sportive.
-Se shtati, me gjithe sportdashesit shkodran e shqiptar qe me inkurajuan nder vite ne punen time si trajner dhe specialist i peshengritjes.
-Se fundi, me ato qe me harruan per arsyet e tyre ne shume vite dhe ju them se jua kam falur cdo gje, qe menduat apo vepruat kunder meje dhe qe bie ndesh me moralin e ketij sporti te bukur e burreror!
Me kete rast “KESHILLOJ” te gjithe ato qe drejtojne peshengrijen, te punojne shume ne formimin e tyre profesional, te lexojne e perkthejne pa reshtur, pasi kultura sportive perparon me shpejtesi te madhe.
Kujdes me ngarkesat stervitore, intensitetet, nderthurjen e ushtrimeve statike, dinamike me ato me itensitete te alternuar, me ushtrimet klasike dhe te ndare ne elemente te veçante. Kujdes me izometrine dhe didaktiken me te fundit, per stabilitet teknik”.
© shkodrasport.com