Juventus priste shumë nga Aron Ramsej. Mesfushori u transferua me parametër zero dhe dukej se mund t’i jepte të tjerë parametra mesfushës së bardhezinjve.

Por, skocezi nuk është përshtatur me kampionatin italian, ndërsa edhe problemet e shpeshta fizike kanë bërë që 29-vjeçari të mos konsiderohet si një titullar.

Ndërkaq, situatën e Ramsej te Juventus janë duke e monitoruar klubet e Premier League, të cilat besojnë se me rikthimin në “ishull”, lojtari do gjejë formën optimale.

Kështu, Mançester Junajtid, Çelsi, Liverpul dhe vetë Arsenal janë të gatshëm të bëjnë ofertë për shërbimet e mesfushorit.

Nga ana tjetër, Zonja e Vjetër është në pritje dhe nëse vjen një ofertë e kënaqshme, atëherë është e gatshme t’i lejojë rrugë të lirë Ramsejt. /VipSport/