HomeSPORTE TE TJERATre medalje nga xhudistët shkodranë në një turne në Rumani

Tre medalje nga xhudistët shkodranë në një turne në Rumani

Xhudistët shkodranë të Vllaznisë dhe Vau Dejësit kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në turneun ndërkombëtare “Judo Cup Drobeta” të zhvilluar sot në Rumani. Ata kanë arritur të marrin 3 medalje, dy argjendi dhe një bronzi ndonëse pjesmarrës kanë qenë rreth 1 mijë sportistë nga Mali i Zi, Rusia, Bosnja, Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Maqedonia dhe Serbia. Kështu, Lurian Kaçi ka konkurruar në peshën 66 kg dhe ka arritur të zërë vendin e dytë pas 2 ndeshjeve të fituar dhe vetëm ndeshjes finale të humbur pas një faulle të dhënë nga ana e gjyqtarit.

Po ashtu edhe Luigj Shkoza ka arritur të zërë vendin e dytë në peshën 73 kg me 4 ndeshje të fituara dhe vetëm me finalen të humbur. Juli Marku ndërkohë në peshën 81 kg ka zënë vendin e tretë me tre ndeshje të fituara dhe vetëm një të humbur ndërsa Damian Çuni ka zënë vendin e pestë në peshën 46 kg. Këto janë rezultate të shkëlqyera të këtyre sportistëve kuptohet me një pjesmarrje kaq të madhe sportistësh. Trajneri Anton Shkoza duket mëse i kënaqur me këto arritje. Në këtë turne, xhudistët shkodranë kanë qenë të shoqëruar nga Ferdinand Jaku i cili përveçse drejtues i ekipit të futbollit të femrave Juban Danja, është edhe një pasionant i sportit të xhudos teksa i ndjek këta sportistë jo vetëm në aktivitetet kombëtare por edhe ato ndërkombëtare.
Gjergj KOLA


RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments