Filip Gligorov është një nga përforcimet më të fundit të skuadrës së Shkupit.

Mbrojtësi i djathtë është prezantuar si përforcim për prapavijën e skuadrës shqiptare në Maqedoni.

Ai ka qenë edhe në të shkuarën, në sezonin 2016- 2017, pjesë e Shkupit.

Gligorov, ish-mbrojtësi i Vllaznisë, pas Superiores ka zgjedhur të vijojë karrierën në elitën e futbollit në vendlindje, në Maqedoninë e Veriut.

Ne fakt, Vllaznia tentoi ta mbaje serish dhe po ashtu edhe Laçi pati nje ide per ta bere te vetin por ne fund Gligorov zgjodhi te firmose per Shkupin.