Edhe pse në këtë sezon futbollistik arriti të bënte mjaft mirë duke drejtuar skuadrën e Teutës, Edi Martini mund të largohet pas Kupave të Europës.

Burime të besueshme tregojnë për newsport.al që prej kohësh në klubin durrsak përflitet emri i Bledi Shkëmbit.

Pikërisht me atë që u nis sezoni i shkuar, presidenti Hasanbelliu kërkon sërish të bashkëpunojë për edicionin e ri futbollistik. Një lajm ky që trazon jo pak “Djemtë e Detit” që po përgatiten maksimalisht për Kupat e Europës.

Kreu i klubit durrsak preferon ish-fantazistin e Skënderbeut në krye të pankinës së Teutës duke e parë si të duhurin për të tentuar në sezonin e ardhshëm titullin kampion.