Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREU shpallën kampion te Partizani, Skënder GEGA do te Kukësi 'xholin' e...

U shpallën kampion te Partizani, Skënder GEGA do te Kukësi ‘xholin’ e të kuqve

Esat Mala është emri i fundit që po qarkullon në ambientin e Kukësit.

Lojtari polivalent ka mbyllur marrëveshjen me Giresunspor në Turqi, edhe pse sezonin e fundit ishte i huazuar te Partizani dhe nuk luajti asnjë minutë me turqit.

Kështu, trajneri Skënder Gega e dëshiron lojtarin në ekip. Dakordësia e munguar e lojtarit me Partizanin ka bërë që Gega të hidhet në sulm për një njohje të vjetër.

Mbrojtësi-mesfushor ishte pjesë e rëndësishme e Partizanit të Gegës në 2019, kur të kuqtë u shpallën kampion pas 26 vitesh. Tanimë në stolin e Kukësit, tropojani dëshiron në ekip 23 vjeçarin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments