Ajo është futbolliste. Ai është gazetar sportiv. Të dy i bashkon fusha e sportit, por më së shumti, i bashkon nesër paradite unaza e martesës. Emanuela Jaku dhe Anton Zalli pikërisht paraditen e nesërme do vënë kurorë në kishë për të nisur kështu një jetë të re sëbashku. Emanuela luan prej vitesh futboll duke qenë ndër të parat futbolliste femra në Shqipëri.

Ajo ndoqi pasionin e të atit- Fredit, në krijimin e të parit ekip femrash në vendin tonë- Juban Danja dhe luan me shumë pasion këtë lojë magjike. Antoni, prej disa vitesh ka nisur punën e bukur por të gazetarit sportiv tek gazeta “Sport Ekspres”. Njohja e këtyre të rinjve ka qenë pikërisht në sport e pasuar me fejesën ndërsa që nga dita e nesërme zyrtarisht janë bashkëshortë. Sonte dasma është në shtëpinë e Elës, nesër në kishë dhe pasdite dasma e Antonit. Për të nisur më pas një jetë të re. Sërish të mbushur me sport. S’ka ku shkon më bukur! Edhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë: “U trashëgofshi Ela dhe Anton!”