Analizë nga Ridvan TULA*

Thellësisht i emocionuar nga “Vllaznia moderne” që prej vitesh prisja të shikoja, s’më mbetet gjë tjeter veçse te them:

Të lumte Nesti, ju lumte ekipi. Zgjidhje taktike e drejte, nje Vllazni e disiplinuar dhe ne fund: Gezuar fitoren.

Ishim mesuar me “Vllaznine tradicionale” qe krijon pa fund dhe nuk shenon, qe peson sa here qe i afrohet kundershtari portes tone dhe qe ben loje te bukur dhe humbet piket.

E megjithate ka prap per te riparuar. Siç e kam thene edhe ne artikujt e tjere, personalisht nuk me pelqen te merrem
me analizen e mbasndeshjes.

E di qe eshte e rendesishme por vetem kur vihet ne sherbim te ndeshjeve pasardhese.

E perseris, gjithmone sipas mendimit tim, ajo ku duhet te perqendroheni gjate kesaj jave eshte:

1- Minimizimi i nderhyrjeve te parregullta ne afersi te zones tone.

2- Minimizimi i goditjeve nga kendi ne dem te skuadres tone si dhe,

3 – Per tu sqaruar: E vleresoj deshiren e Sherrit per te kontribu ne rezultatet pozitive te ekipit, por nuk mund te rri pa i kujtuar se:

Jo çdo top duhet te kontrollohet nga Ai. Deshtimi i portierit per t’u bere zoterues i topit ne daljet nga porta, fatkeqesisht eshte i barazvlefshem me: “nje porte pa portier”.

Riparimi i sa thashe me siper do te mundesoje mbajtjen e topit larg portes tone.

Pasoja: Nuk peson gol. E perkthyer ne gjuhen e futbollit “po nuk pesove, nuk humbet” detyre kjo mbi te gjitha detyrat per ndeshjen pas ardhese.

Sot nga Vllaznia nuk kerkohet vetem loja e bukur. Na duhen piket. E thene ne menyre figurative: “Nuk mjafton te jesh “nje lule e bukur” por duhet te keshe edhe ere te mire”.

*Specialist futbolli