LAJMI I FUNDIT: Veleçiku i Koplikut ka barazuar 0-0 në ndeshjen e luajtur sot pasdite në Rrogozhinë ndaj Egnatias vendase. Loja ka qenë e dominuar tërësisht nga koplikasit ndonëse ata luanin në transfertë po lojtarët e saj kanë humbur shumë raste të pastra shënimi.

Ka rënë në sy sidomos Çokaj që ka humbur të paktën 4-5 raste të pastra. Pika e marrë në këtë takim është e rëndësishme megjithatë ajo nuk vlen shumë pasi ky është barazimi i tretë për këtë skuadër në po aq ndeshje të luajtura. Mungesa e një sulmuesi të mirëfilltë i ka shkaktuar jo pak probleme kësaj skuadre sepse nëse do ishte sërish Kurtaj pjesë e Veleçikut sot ndoshta do kishin folur ndryshe për këtë ekip.