Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREVeleçiku për fitore nesër me Turbinën për të ruajtur vendin e parë

Veleçiku për fitore nesër me Turbinën për të ruajtur vendin e parë

Analiza në kampin e Veleçikut për barazimin e fundit me Olimpikun ka qenë e shkurtër nga stafi drejtues. Trajneri Duli ka kërkuar që sulmuesit të jenë më të qetë në momentin final para portës kundërshtare. Pas kësaj analize, futbollistët kanë vazhduar programin e tyre teksa puna e stafit drejtues ka qenë e planifikuar në aspektin taktik dhe teknik të skuadrës, e gërshetuar edhe me atë fizike për t’iu përshtatur terreneve të vështira ku mund të luhen këto ndeshje si pasoje e kushteve atmosferike që kanë filluar të prishen tashmë. Përveç punës që bëhet në fushën e stërvitjes, tek Veleçiku vlen të përmendet edhe premtimi I presidencës për të mbështetur skuadrën dhe shpërblyer atë për rezultatet e fundit positive që ka arritur. Presidenti Ramadan Lika ka deklaruar se Veleçiku do të jetë kampion I vjeshtës. Ky është objektivi I kësaj skuadre në fazën e parë e që do pasohet edhe në fazën e dytë duke I mëshuar idesë së deklaruar dy javë më parë se Veleçiku do ngjitet sërish në kategorinë e parë në fund të këtij sezoni. Tani skuadra është karikuar për takimin e rradhës me Turbinën e Cërrikut, takim ky që do të luhet nesër në Koplik dhe natyrisht që për të ka vetëm një objektiv, fitoren.
Bashkim Ramekaj

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments