Franca nuk arriti të shpallej për herë të dtë rradhazi kampione bote teksa u mposht me penallti nga Argjentina në finalen e çmendur. 90 minuta u mbyllën në barazimin 2-2 kur Mbappe shënoi 2 gola për dy minuta pak para fundit të sfidës.
Shtesat vazhduan me të njëjtin ritëm teksa Argjentina kaloi sërish në avantazh me Messin por përsëri Mbappe do të rikthente baraspeshën me penallti.
Ruleta e 11-metërshav ishte në favor të amerikano-latinëve por asjgë nuk e hedh poshtë ndeshjen fantastike të Kylian Mbappe. Sulmuesi bëri gjithcka vetë duke mbajtur në kurriz një kombëtare gjigante si Franca edhe pse në moshën 23-vjecare.
Pas ndeshjes, presidenti i Francës, Emmanuel Macron zbriti në fushë për të ngushëlluar Mbappen që nuk e fsheh dot zhgënjimin e tij./newsport/