Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka qenë arkitekti i një rrugëtimi të suksesshëm drejt EURO 2024.Pas kualifikimit në Europian, entuziazmi i brazilianit ishte i papërmbajtshëm dhe jo vetëm me futbollistë e pjesëtarët e stafit, por edhe me tifozët.
Ky moment është shpërndarë dhe nga media italiane “Gazzetta dello Sport” në rrjetet sociale.Për herë të dytë në histori, Shqipëria siguron një kalim në fazën finale të Kampionatit Europian ????????????
Mjaftoi barazimi ndaj Moldavisë, i cili iu kundërpërgjigj me Baboglo 1-0 të Cikalleshit (nga penallti), por megjithatë nuk prishi festën e njerëzve të Silvinjos.
Arritja, e dyta pas vitit 2016, është triumfi i një skuadre të përbërë kryesisht nga protagonistë të Serisë A: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Asllani, Bajrami dhe Ramadani janë startues në një mbrëmje historike për vendin e tyre.