Atleti shkodran Izmir Smajlaj ka vendosur sot rekord te ri kombetar ne garen e kercimit se gjati. Distanca e re e vendosur prej tij ka qene 8.16 metra.

Ka ndodhur keshtu ne aktivitetin e quajtur “Dita e kercimeve” qe eshte zhvilluar sot ne Tirane, ne pisten e re te kercimeve te ndertuar ne Kodrat e Liqenit Artificial.

Ka qene vete Smajlaj qe e ka ndare me miqte e tij ne rrjetet sociale kete gezim teksa falenderon te gjithe ata qe e kane ndihmuar dhe mbeshtetur ne kete rezultat te ri.

“Emocion, nder dhe krenari! Rekord i ri kombetar e personal 8.16 m, per here te pare ne pisten me te re te kercimeve ne Tirane!

Falenderime pafund per familjen time,trajnerin tim Gjergj Ruli, miqte e mi qe ishin prezent, si dhe mbeshtetesit sportiv qe nuk mungojne kurre”.