Dy rivalet e Vllaznise, Tirana dhe Partizani neser do te ndeshen me njera- tjetren dhe sigurisht qe ne Shkoder njerin vesh do ta kene dhe nga “Air Albania”. Por tek skuadra ne fakt nuk do te jete e njejta gje.

Trajneri Mirel Josa ne konferencen e sotme per shtyp eshte shprehur se “derbi” i Vllaznise eshte sfida qe ajo do te kete neser ndaj Teutes ku duhet te tregoje vlerat e saj me te mira.

“Nuk e kam aspak mendjen tek “derbi”. Per ne “derbi” eshte sfida ndaj Teutes. Kjo me intereson mua, ndeshja e ekipit tim te cilen duhet ta bejme çmos qe ta fitojme. E kam thene edhe here te tjera se Vllaznia nuk duhet te ndikohet nga rezultatet e ekipeve te tjera.

Duhet te shohe vetem punen e saj dhe nese e ben si duhet ate, do jemi ne rregull. Skuadra ne ndeshjen e kupes ndaj Partizanit dha disa shenja te mira dhe duhet te vazhdojme te luajme ne kete menyre.

Sa i takon formacionit, une kam te gatshem 22 lojtare nga te cilet disa nuk jane ndoshta ne formen e tyre me te mire, por dendesiteti i ndeshjeve me ben qe te mendoj edhe per alternime te lojtareve herepashere, ashtu siç ndodhi ne ndeshjen ndaj Kastriotit, apo dhe ate ndaj Partizanit. E rendesishme eshte qe kush do te luaje, te jap me te miren e tij”- eshte shprehur Josa./SHKODRA-SPORT.COM/