Vllaznia do te luaje neser ndaj Kukesit ne “Loro Boriçi” dhe padyshim qe te gjithe presin fitoren e kuqebluve. Nderkohe trajneri i saj Mirel Josa ne konferencen e sotme per shtyp, e ka cilesuar kete perballje shume te veshtire dhe skuadra e tij nuk mund te konsiderohet favorite ngaqe luan ne shtepi.

“Eshte ndeshje shume e rendesishme, jo per faktin se Kukesi po rritet, por sepse po luajme ndaj nje skuadre qe i ka dhene tonin futbollit shqiptar gjate viteve te fundit. Por ne duhet te shohim vetem tone dhe objektivat qe kemi per te shkuar me lart. Kukesi eshte riformuar perseri ne kete periudhe te levizjes se lojtareve.

Lojtaret dhe stafi i Kukesit kane treguar se dine te marrin rezultate. Nuk do te merrem me me kualifikimin ne kupe, thjesht e kam parasysh se pas nje muaji do te luajme kunder Partizanit. Jemi perqendruar shume me teper per gjendjen e skuadres per sa i perket ndeshjes ndaj Kukesit, pastaj te shohim per ndeshjen me Tiranen. Kemi pasur edhe humbje te tjera pervec ketyre dy te fundit.

Dime si ta rikuperojme kete. Lojtaret me kane dhene besim te plote per vazhdimesine. Mendjen nuk e kam te dy humjet e kaluara, por te ndeshja e neserme me Kukesin. Nuk mendoj per dy ndeshje rradhazi ne shtepi, mendoj vetem per ndeshjen e neserme. I dini shume mire problemet qe kemi tani dhe qe kemi pasur me perpara, por kemi ditur si t’i ekuilibrojme ne baze te gatishmerise qe kane pasur lojtaret.

Boshnjaku eshte ne dyshim, ndonese eshte stervitur dhe gjithashtu Latifi, i cili eshte stervitur pa probleme, por do te shohim si do te veprojme neser”- eshte shprehur nder te tjera trajneri Josa.

Te plote pronnoncimin e tij mund ta ndiqni ne linkun e meposhtem: