Pasditen e sotme ne Kamez eshte zhvilluar nje ndeshje kontrolli ne mes ekipit kombetar U19 qe drejtohet nga trajneri Armando Cungu dhe kombetares U18.

Ne fund te takimit eshte sigluar rezultati 1-0 dhe golin e vetem te kesaj ndeshje e ka shenuar sulmuesi shkodran Albi Shpuza. Lojtari qe eshte ne pronesi te klubit turk Antaliaspor por qe per arsye dokumentacioni eshte i huazuar tek KF Shkodra, ka bere gjithçka mire ne nje aksion qe ka nisur vete nga mesfusha dhe e ka konkretizuar duke e derguar topin ne rrjete.

Shpuza muajin e ardhshem pritet te niset drejt Turqise per t’iu bashkuar skuadres se tij te re dhe padyshim qe edhe sot i tregoi vlerat e tij ne kete test miqesore te kombetares.

Nderkohe pjese e ekipeve tona kombetare per kete ndeshje kane qene edhe futbollistet e Akademise Vllaznia dhe pikerisht Kaçaj, Qerpiku, Spahija, Alivoda, Pjeshka, Delaj, Cungu dhe Zaganjori./SHKODRA-SPORT.COM/

Me poshte keni videon e golit te shenuar ne kete ndeshje nga sulmuesi shkodran Albi Shpuza: