Ne rolin e kapitenes se Vllaznise dje ka ngritur nje tjeter trofe, ate te kupes se 10-te te Shqiperise. E ka shoqeruar kete gje me nje “perle” siç di ajo te shenoje, pikerisht ne fund te ndeshjes duke realizuar nje goditje denimi kryeveper nga 30 metra e me topin qe perfundon ne trekendesh.

Megi Doçi eshte ndjere e lumtur dhe njekohesisht ka patur diçka per te thene edhe per ndonje qe nuk e ka dashur suksesin e kesaj futbollisteje. Nje gje te tille e ka shprehur edhe ne prononcimin e dhene per gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:

“Emocione serish sepse eshte bukur kur fiton trofe. Kjo vjen si rrjedhoje e punes se vazhdueshme e te gjithe ekipit, edhe per t’u treguar ekipeve te tjera qe nuk jemi rastesisht ketu.

Goli? Ishte shume i bukur dhe me te pershendes ata qe drejtesisht e kane vjedhur titullin e golashenueses dhe per t’u thene atyre se nje titull i tille nuk vidhet, por behet me pune, mund e djerse. Ai gol qe realizoi ishte per t’i thene kundershtarit: “merreni, ja ku e keni” dhe per t’i percjelle per ne shtepi me nje trileçe”.

Te plote, prononcimin e kapitenes se Vllaznise Megi Doçi keni mundesi ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: