Nje jave stervitje ne Medjugorje, shoqeruar me seanca te shumta stervitore por edhe dy ndeshje miqesore, kane qene treguesit e fazes pergatitore qe Vllaznia po zhvillon ne Bosnje- Hercegovine.

Trajneri Migen Memelli nderkohe duke folur per faqen zyrtare te klubit pas miqesores se djeshme ndaj boshnjakeve te Posusje, ndeshje qe perfundoi ne barazim 1-1, u shpreh:

“Duhet ta pranojme se futbollistet i kane kembet e renduara. Qe prej 15 ditesh kur kemi filluar stervitjet, vetem nje dite ato kane pushuar. Ato po punojne fort dhe me duhet ta pranojme se kemi nje grup lojtaresh per t’u admiruar dhe kjo na ve me detyra per t’i qendruar prane dhe per t’i mbeshtetur.

Kemi zhvilluar edhe dy ndeshje miqesore gjate ketyre diteve te qendrimit ketu ne Bosnje dhe kemi edhe nje te fundit te dielen, ndeshje ne te cilen besoj se me 90 per qind do te jete i percaktuar edhe formacioni me te cilin do luajme ndaj Linfield.

Na kane ardhur edhe disa lojtare dhe nderkohe jemi serish ne kontakte bashke me drejtorin e presidentin edhe me lojtare te tjere dhe shpresoj te bejme levizjet e duhura per ta plotesuar skuadren ashtu si duhet”.

Te plote prononcimin e trajnerit Memelli mund ta ndiqni ne videon e meposhtme: