Ndeshja e kampionatit elitar në Malin e Zi mes Deciq dhe Buducnost në fundjavë, u ndërpre në pjesën e parë për të mos vijuar më. Tifozët e dy skuadrave u përplasën mes tyre, teksa ishin të vendosur në të njëjtën tribunë të stadiumit.

Deciq është skuadra shqiptare e Tuzit në Malin e Zi, aty ku ka një shumicë të konsiderueshme me shqiptarë. Nga ana tjetër, Buducnost është ndër skuadrat më të mëdha në Malin e Zi, teksa kjo përleshje mund të jetë më shumë se sportive.

Teksa sfida vijonte pjesën e parë, grushtat, të sharat dhe sendet e forta që fluturonin kokës, bënë xhiron e medieve. Pas këtij momenti, organizatorët dhe policia vendosën rendin dhe nxorrën tifozët jashtë, me sfidën që u anullua.

Ende nuk ka asnje vendim se si do te procedohet me kete ndeshje. Kujtojme qe Buduçnost per momentin ndodhet ne vendin e dyte te renditjes me 38 pike, ndersa Deçiq eshte i treti me dy pike me pak.